Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Visar Hasi me bashkëpuntorë u pritën nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Temë e takimit ishte rritja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të projekteve në vazhdimësi, kryesisht ndrrimi i gypave të vjetër të ujit të pijes dhe zgjerimi i zonës së shërbimit me bashkëfinancim.
Po ashtu U.D.Kryeshefi ,Hasi e garantoi Kryetarin Latifi se KRU “Gjakova”, do të furnizoj me ujë të pijes pa ndërprerë në 24h të gjithë zonën e shërbimit të Komunës së Rahovecit.