Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Gjakova është takuar me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifin ku kanë biseduar për gjendjen e mirë në këtë kompani, si dhe për projektet që pritet të zhvillohen në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
Kryeshefi Ekzekutiv Ismet Ahmeti së bashku me zyrtar të lartë të Ujësjellësit KRU Gjakova, zhvilluan sot një takim efektiv pune me Kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Ky takim i shërben një qëllimi të dobishëm për banorët e Komunës së Rahovecit të cilët do të jenë
përfitues të projekteve të përbashkëta në mes të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova dheKomunës së Rahovecit.
Kryeshefi Ekzekutiv Ismet Ahmeti duke ju atribuar partneritetit të suksesshëm me Komunën e
Rahovecit respektivisht Kryetarin Latifi deklaroi se investime dhe projekte të reja të përbashkëta
janë planifikuar për të ardhmen duke zgjeruar gjithnjë e më shumë zonën operative të furnizimit me
ujë të pijes si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve me shërbime sa më cilësore.