Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.
Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit, duke e quajtur atë hakmarrje nga drejtuesit e kompanisë.
Madje ai ka paralajmëruar edhe padi kundër këtij vendimi.
“Me datën 3 qershor në mbrëmje kam marrë përmes e-mailit një vendim që Bordi i përkohshëm merr vendim për anulim të konkursit. Andaj këtë vendim e konsideroj si hakmarrje nga kryesuesi i bordit të përkohshëm për katandisje e Infrakosit”.
“Këtë ua argumentoj edhe me shkresa. Unë besoj në qëllimin e depolitizimin e ndërmarrjes tonë. Do të ushtrojë padi në organe kompetente ndaj kompanisë Infrakos”.
Tutje ai shtoi se nuk ka ndodhura asnjë keqpërdorim prej se ka marrë drejtimin e Infrakos duke thënë se shkarkimi i tij ka një prapavijë, raporton EO.
“Bordi i përkohshëm ka marrë vendim për të anuluar vendimin e bordit paraprak që ka të bëjë me konkursin për kryeshefin ekzekutiv sepse kompania nuk lihet pa zot shtëpie dhe është i pakuptimtë ky vendim”.
“Kryesues i bordit është Enis Berisha. Prandaj ky edhe më shumë ka thelluar krizën e kompanisë. Bordi akoma është në takim me anëtarë të tjerë. Sot kam marrë vendimin në formë fizike”.