Kryeshefi i Trepçës flet për gjendjen e 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka folur rreth gjendjes së rreth 120 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkaku i ndërprerjes së rrymës.

Në një prononcim për Gazetën Express, Abdurrahmani ka deklaruar se gjendja e minatorëve është e mirë dhe se për 30 minuta pritet t’i nxjerrin jashtë përmes ashensorit.

“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Në bashkëpunim me KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit. Gjendja e tyre është e mirë. Brenda 30 minutave e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Ata kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të”, ka thënë Abdurrahmani për Express.

Të ngjashme