Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet të hënën, më 3 shtator 2018, në orën 8:00.
Në rend të ditës është kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
“Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, se shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kishte bërë të ditur se kishte dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimit institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.
Pjesë e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, përveç LDK-së, janë edhe Vetëvendosje dhe PSD.