Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje, ku janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e radhës, raporton Ekonomia Online..
Në mesin e pikave që do të diskutohen është edhe Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu janë edhe disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.
. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
II. Pika e papërfunduar nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
III. Përgatitjet për Seancën e re plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,
12. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.