Në mungesë të kuorumit, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar. Kështu, kryetari Glauk Konjufca ka caktuar për nesër seancë me pikat e papërfunduara, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Janë 30 pika që kanë të bëjnë me votime, përjashtim një pike të PDK-së i lidhur Projekt-rezolutën për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.
Ndërkaq, Kusari-Lila e pyetur nga gazetarët rreth zyrtarëve-këshilltar personal deklaroi se ajo nuk ka.
“Jo nuk kam, arsyeja është që shërbehem këshilltarët e grupit, e kam parë jo të nevojshme e sa i përket deputetëve tjerë, ata kane qenë të lirë për zgjedhjen e tyre.