Kryesia e Kuvendit të martën do të mbaj mbledhje në të cilën do të diskutohet pikat për seancën e radhës.
Në rend dite është edhe Shqyrtimi i parë Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.
Sipas njoftimit mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave