Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, është duke zhvilluar mbledhje në selinë qendrore të saj në Prishtinë.
Një burim brenda LDK-së, ka thënë për Ekonomia Online, se aktualisht janë duke u diskutuar emrat e ministrave të cilët do ta përbëjnë Qeverinë e ardhshme.
“Ajo çka dihet deri tani është se kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, nuk do të jenë ministra. Një grua pritet të jetë ministre nga radhët e LDK-së. E ajo është Hykmete Bajrami”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti për Ekonomia Online