Anëtarët e kryesisë së PDK-së, tashmë kanë filluar të hyjnë brenda ndërtesës për të mbajtur mbledhjen e kryesisë të thirrur nga kryetari Kadri Veseli.
Në selinë e PDK-së ka mbërritur edhe kreu i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.
Kjo mbledhje erdhi pasi që opozita dorëzoi në Kuvend kërkesën për mocionin ndaj Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu në ora 14:00 Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen për të3 shqyrtuar kërkesën e opozitës.