Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Pas diskutimeve, Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj seanca e jashtëzakonshme, konform kërkesës, do të mbahet sot, më 3 prill 2021, në orën 18:00”, thuhet në njoftim.