Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 18:00 për ta caktuar seancën ku pritet të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit.
Gazeta Express ka mësuar nga burimet brenda Kuvendit se Kryesia mblidhet pas një ore. Në këtë mbledhje caktohet se kur mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit, që me gjasë ndodhë sot ose nesër.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas një mbledhjet që patën krerët e partive me ambasadorët e QUINT-it, tha se seanca ku Demarkacioni del në votim do të mbahet para seanca solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Meqenëse seanca solemne është caktuar për të dielën, Demarkacioni i bie që të dalë në Kuvend të sonte ose nesër.