Kryesia procedon amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet, Qeveria mban mbledhje në ora 19:00

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mbaj mbledhje në ora 19:00 pasi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.

Ndryshe, inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.

AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin.

Po ashtu reagime ka pasur edhe nga OJQ-të.

Të ngjashme