Kryesia e Kuvendit ka vendosur për dy seanca.
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e re do të mbahet të enjten më 28 korrik në orën 10:00, ndërsa të premten do të vazhdojnë pikat e papërfunduara nga seanca e javës së kaluar.
Ajo tha se grupet parlamentare u morën vesh që në mesin e pikave, të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për financimin e partive politike, si dhe rregullimi i çmimeve të produkteve medicinale.