Kryesia vendos që në seancën e së premtes të përfshihen edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të paralajmëruar për në orën 10:00, nuk ka pasur kuorum, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, ky takim në aspektin formal nuk filloi, por kanë biseduar me shefat e grupeve parlamentare dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë, për dinamikën e seancës së sotme dhe vazhdimin e pikave të papërmbyllura.

Ajo poashtu bëri të ditur se janë dakorduar që me mocion në fillim të seancës së sotme, në agjendë të përfshihen edhe 5 marrëveshje ndërkombëtare që janë shtyrë nga java e kaluar.

“Pesë marrëveshjet janë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen IPA dhe të pestat do të mbështetën edhe nga partitë opozitare. U dakorduam poashtu që të enjten e radhës të kemi një seancë me trajtimin e të gjitha pikave të papërmbyllura nga seancat e deritashme”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme