Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me Ligjin për paga, shkruan EkonomiaOnline.
“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kolaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni”.
“Unë konsideroj, po them në emër të SBASHK-ut, duke e njohur SBASHK-un mirë, ne mund t’i japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, deklaroi Jasharaj.
Këto komente ai i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.