Pas prezantimit të kandidaturave të anëtarëve të nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të ri, KPK-ja ka zgjedhur në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn, anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, në pozitën e Kryesuesit dhe Jehona Grantollin, në pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Hajdaraj dhe Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.
Pas marrjes së detyrës se re, Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të derisotëm të Këshillit, Jetish Maloku dhe Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial.