Kryesuesi Zogaj dhe kryetarët e gjykatave diskutojnë situatën aktuale në gjykatat e vendit

????????????????????????????????????
Prishtinë | 03 Sht 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, sot përmes video konferencës ka mbajtur një takim me kryetarët e gjykatave, ku është diskutuar rreth funksionimit të sistemit gjyqësor pas Vendimi të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID-19.

Kryetarët e gjykatave informuan Kryesuesin Zogaj për numrin e të infektuarve në secilën gjykatë, punën e gjyqtarëve dhe të punonjësve mbështetës dhe konfirmuan se në secilën gjykatë janë ndërmarr veprime dhe masat adekuate mbrojtëse që puna e gjykatave të vazhdojë pa ngecje të theksuar.

Në fund, Kryesuesi Zogaj kërkoi nga kryetarët e gjykatave që të inkurajojnë gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës që të marrin vaksinat, mundësisht para datës 13 shtator 2021, pasi që sipas Vendimit të Qeverisë pas kësaj datë secili institucion është i obliguar që zbatoj rregullat sa i përket lejimit të hyrjes në objekte të punonjësve dhe të palëve.

Të ngjashme