Kryetarët e komunave i kërkojnë takim Kurtit, këto janë temat e propozuara

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, për të debatuar mbi temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës. Kërkesa është bërë nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu.

Nga AKK’ja i kanë propozuar edhe temat për të cilat do të diskutonin. Në krye të listës është Ligji i ri për tatimin në pronë dhe mundësia e faljes së 100 eurove të tatimit, raporton Express.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit, 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme