Sot, përkujtojmë njërën prej masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ndër krimet më të tmerrshme të Serbisë, atë në Krushë të Madhe, ku u vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, civilë të pafajshëm.
Poashtu, përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën e familjes Berisha nga Suhareka, ku, më 25 mars 1999, anëtarët e saj u vranë nga forcat e regjimit të Millosheviçit.
Vrasjet dhe masakrat e shqiptarëve shokuan botën mbarë dhe vunë në lëvizje diplomacionë perëndimore për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.
Shumë familje, ende jetojnë mes dhimbjes dhe forcës nga mungesa e më të dashurve të tyre, prej të cilëve, shumë janë ende të pagjetur.
Pa sakrificën e këtyre familjeve, liria e sotme nuk do ta kishte kuptimin e njëjtë.
Lavdi të rënëve për liri!