Kryetari Aliu tregon të arriturat dhe problemet e komunës së Ferizajt

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:07 | Nga

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka folur për të arriturat dhe problemet në komunën që është duke udhëhequr.

Aliu ka thënë se komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat që ka më shumë probleme me borxhe, raporton tvdukagjini.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës janë duke e ndihmuar këtë komunë që t’i përmbushin zotimet që i kanë dhënë para qytetarëve.

“Tashmë janë të njohura problematikat e borxheve, problematika tash siç po quhet komuna e përmbaruesve. Jemi munduar që me anë të hyrave vetanake, me një koordinim të mirë me Kuvendin dhe Qeverinë të marrim financa që të jemi pjesë e asaj që ne kemi zotim të platformës tonë qeverisëse, në mënyrë që të përmbushim atë para qytetarëve, si obligim, si përgjegjësi për besimin që na kanë dhënë. Tashmë janë duke u zhvilluar shumë procedura…Janë edhe disa projekte të parat në nivel të Kosovës”, ka thënë Aliu.

Ai gjithashtu tregoi raportin e mirë që e ka me kryeministrinë e vendit, Ramush Haradinaj.

“Kryeministri është mbështetës shumë i madh për të gjitha komunat e Kosovës. Kryeministrin e kam njohur me problematikën e Ferizajt”, theksoi ai.

E sa i përket problematikës me ujësjellësin, Aliu tha se ky problem është paraqitur ngase kjo komunë i ka pas shkëputur marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Komuna e Ferizajt, ka pasur shkëputje të marrëdhënieve ndërkombëtare, në këtë rast edhe me GIZ-in. Po mundohem të normalizoj raportet edhe me qeverinë Zvicerane, dhe jemi takuar. Po mundohem t’i rregulloj këto raporte. Ka shumë probleme të adresuara për ujësjellës në disa vende. Po mundohem ta kthej situatën në Ferizaj”, potencoi kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme