Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës Burim Berisha priti në takim Kolonelin Noel Hoback, zëvendëskomandant për Komandën Rajonale të KFOR-it (Lindje) dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Berisha duke iu dëshiruar mirëseardhje i informoi të pranishmit për situatën e sigurisë dhe për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës. Tutje kryetari Berisha përmendi edhe situatën me Covid-19 me të cilën po përballet komuna e Fushë-Kosovës.
Gjendja në komunën e Fushë-Kosovës sa i përket sigurisë është e mirë duke iu falënderuar të gjithë qytetarëve të komunës si dhe mekanizmave të sigurisë.Kryetari Berisha dhe ushtarakët e lartë të KFOR-it u pajtuan që edhe në të ardhmën të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në të mirë të qytetarëve.