Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë për “Vizion Plus”, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë – Bujanoci me Medvegjën – dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.
Kamberi paralajmëron se nëse Kosova do të ulet në tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës, kjo do të ketë pasoja të rënda.
Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve, faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën zyrtare.