Kryetari i Komunës së Vushtrri, Ferit Idrizi, ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Shtetëror të Shkupit.
Kjo është bërë e ditur nga Bujar Shatrolli, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit Idrizi, i cili ka treguar se i pari i Vushtrrisë ka doktoruar në Shkenca Juridike me temën “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Krijimi i Shteteve të Reja në të Drejtën Ndërkombëtare”.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e mbrojtjes së doktoraturës së kryetarit, z.Ferit Idrizi, në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Cyril and Methodius University. Kryetari Idrizi, nga sot, mban titullin Doktor i Shkencave Juridike, pasi me sukses mbrojti temën: “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe Krijimi i Shteteve të Reja në të Drejtën Ndërkombëtare”. Ky sukses përbën një hap të rëndësishëm në karrierën akademike të kryetarit, tashmë Dr. Ferit Idrizi”, ka shkruar Shatrolli.