Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, njërin ndër takimet e para të tij në këtë vit e zhvilloi me përfaqësuesit e UBT-së, ku temë diskutimi ishte zhvillimi i konceptit të qytetit “Smart City”, duke e ndihmuar atë në procesin e transformimit – përmes teknologjisë- drejt qytetit të mençur dhe ekologjik.
”Së bashku me bashkëpunëtorë, prita në takim rektorin e UBT Dr. Edmond Hajrizin, ku temë diskutimi ishte koncepti i qytetit “Smart City”, duke e ndihmuar atë në procesin e transformimit – përmes teknologjisë- drejt qytetit të mençur dhe ekologjik”, – shkroi Kryetari Idrizi, në lidhje me këtë takim.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mundësia e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes të komunës dhe UBT-së, me qëllim të përafrimit të përvojave komunale dhe atyre akademike, – thuhet në njoftimin e Kryetarit Idrizi.