Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim kampion të fitnesit dhe peshëngritjes

Ferizaj | 06 Gus 2018 | 16:26 | Nga

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim përfaqësues të Klubit të Fitnesit “Pit Bull” nga Ferizaj, të cilët kanë arritur disa suksese në garat brenda dhe jashtë vendit në kategori të ndryshme fitnessi dhe peshëngritje.

Nazim Sopa, trajner i këtij klubi i prezantoi Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjithë ekipin e fituesve në garat që u mbajtën ditë më parë në Pejë dhe Prizren.
Ferizaj, si përherë ka nxjerr sportistë të dalluar, veçanërisht emra të njohur në fushën e bodybuilding- ut – Fitness.

Fitues në garat e mbajtura në Pejë nga Klubi i Fitnessit “Pitbull” janë:

1. Festim Jonuzi – Fitness, vendi i parë;

2. Mërgim Vladi –kategoria Man Classic – Vendi i parë;

3. Besnik Islami – në garën për gjatësi – 1.80m – Vendi i dytë;

Kurse në garën e peshëngritjes u dalluan:

1. Mensur Beqiri – kategoria junior – vendi i dytë;

2. Alije Hamiti – vendi i tretë

Trajneri i këtij klubi, Nazim Sopa falënderoi Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen kurse në anën tjetër, i pari i Ferizajt, uroi këta sportistë për sukseset që kanë arritur duke siguruar se do ta kenë në mbështetje përherë nga Komuna e Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme