Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Lituanisë, Rimvydas Norkus, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, po merr pjesë në Konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, e cila po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
Pjesë e diskutimeve të kësaj konference janë një varg çështjesh me interes për sistemet e drejtësisë në Evropë, përfshirë përmirësimin e cilësisë në administratë të Gjykatës Supreme, hartimin e një Kodi rregullash të sjelljes; Marrëdhënien e gjyqësorit me degët e tjera të pushtetit shtetëror dhe çështjet aktuale të pavarësisë gjyqësore; Zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sistemet vendore të drejtësisë; Median në gjykatore dhe marrëdhëniet ndërmjet gjykatave dhe mediave etj..
Kjo konferencë është mbështetur nga CEELI Institute, ndërkaq pritet që t’i zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së martë.