Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për 30-vjetorin e themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik në Sanxhak.
Haradinaj ka thënë se populli liridashës i Sanxhakut dhe themeluesi i partisë Sulejman Ugljanin, me themelimin e partisë artikuluan kërkesat kundër shtypjes nga regjimi i kriminelit serb Slobodan Millosheviq.
“Tridhjetë vjet më parë, populli liridashës i Sanxhakut, themeluan Partinë e Aksionit Demokratik. Kjo parti ishte një lëvizje që artikuloi kërkesat popullore, kundrejt shtypjes nga regjimi i Millosheviqit. Sot, shfrytëzoj rastin, që themeluesin e partisë, z. Sulejman Ugljanin dhe popullin e Sanxhakut, ta uroj në këtë ditë të shënuar”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, i ka bërë thirrje popullit të Sanxhakut që të qëndroj i bashkuar. “Njëkohësisht, duke përkrahur kërkesat e tyre legjitime, i ftoj që të qëndrojnë së bashku, se vetëm ashtu mund të realizojnë qëllimet e përbashkëta”, u shpreh ai.