Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka ftuar qytetarët e Kosovës që këtë vit të kalojnë pushimet në këtë qytet.
Leli në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se punët kanë filluar dhe së shpejti do të hapet sezoni turistik me kushtet e caktuara në këtë kohë të pandemisë, përcjell Telegrafi.
I pari i Vlorës ka thënë se ky vend ka hapësirën e nevojshme për të përballuar fluksin e turistëve duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
“Kemi vijë bregdetare nga grykëderdhje e Vjosës deri në Orikum”.
Ai thotë se plazhet e Karaburunit ofrojnë hapësira private për familje pa u ndikuar nga pandemia.
Leli thotë se këtë vit pretendohet të ketë turizëm të brendshëm.
“Presim vëllezërit tanë nga Kosova që të zgjedhin Vlorën si destinacionin turistik të kësaj vere”, tha ndër të tjera Dritan Leli