Kryetari Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Taulant Hodaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ky i fundit u interesua për situatën në futbollin kosovar me theks të veçantë për licencimin e FFK-së nga MKRS, çështje të cilën e konsideroj si hap të rëndësishëm që Kosova të vazhdojë progresin dhe konkurrencën e saj në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori Abbott tha se Federata duhet të mbetet e pavarur nga politika dhe të plotësojë të gjitha kriteret për të marrë licencën, derisa presidentit Ademi i ofroi mbështetjen e plotë në këtë drejtim.
Në anën tjetër, Ademi i ofroi gatishmërinë për të realizuar bashkë çdo projekt i cili ndihmon në masivizimin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.