Kryetari i Fushë-Kosovës nuk zbaton vendimin e MASHT’it: S’ka mësim javën e ardhshme

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, Burim Berisha, përmes një komunikate dërguar mediave -njofton se ka marrë vendim që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e  Fushë- Kosovës të mos zhvillohet në javën e parë të muajit prill.

Vendimi për mosmbajtjen e mësimit është ndarë për shkak të pushimit pranveror.

“Zëvendësimi i orëve të humbura, për shkak të grevës së mëhershme, do të bëhet vetëm të shtunave pas datës 8 prill 2019 dhe pjesa tjetër e mbetur në fund të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim. Por, në mungesë të kuorumit nuk është miratuar rezoluta për orët e humbura.

Të ngjashme