Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme e Kamenicës i ka dërguar një letër të hapur për drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ku ankohet se kryetari i Kamenicës në emër të “reformave” po e mbyll shkollën e këtij fshati si dhe 18 shkollave të tjera të kësaj komune.
Letra e Hapur e plotë:
Nga Bashkësia Lokale, Karaçevë e Poshtme
Letër e hapur për:
1. Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaqi,
2. Kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli,
3. Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj,
4. Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi.
5. Grupit Parlamentar të LDK-së ,
6. Grupit Parlamentar të VV-së
7. Grupit Parlamentar të PDK-së,
8. Grupit Parlamentar të AAK-së
9. Grupit Parlamentar të PSD-së.
Mos lejoni të na i mbyllin Shkollat!
Ju të nderuar tituj të lartëpërmendur, besojm se jeni të informuar rreth “reformes” së Kryetarit të Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati i cili ka paraparë që nga Shtatori, të mbyllen 19 shkolla të fshatrave të Komunës së Kamenicës ku në mesin e këtyre 19 shkollave është edhe Shkolla Fillore “Asllan Thaqi” në Karaqevë të poshtme me 100 nxënës. Faktikisht mbyllja e 19 shkollave të këtyre fshatrave të brezit kufitar në Komunën e Kamenicës është veprim absurd dhe i jashtligjshëm nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, si për nxënësit si për mësimdhënësit si për banorët e kësaj treve në përgjithësi sepse nxënësit e këtyre shkollave duhet të transferohen në fshatra tjera me kilometra të tëra largë shtëpive të tyre, mësimdhënësit i humbin vendet e tyre të punës dhe e keqja më e madhe është se do të përshpejtohet zbrazja e fshatrave nga banorët e saj…!
– Prandaj Ne banorët e kësaj treve me plotë të drejtë jemi kategorikisht kundër mbylljes së 19 shkollave në fshatrat tona sepse konsiderojm se është absurde kjo ide e kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe këtë ide të mbrapsht të Kryetarit Kastrati po e kundërshtojnë të gjithë duke filluar nga drejtuesit e shkollave të cilët thonë, se zgjidhje nuk është mbyllja e shkollave por përmirësimi i kushteve për nxënësit. Kundër janë edhe mësimdhënësit si edhe prindërit thonë se janë të shqetësuar nga pasojat që mund të sjelli mbyllja e shkollës dhe bartja e fëmijëve diku tjetër e cila mund të jetë e rrezikshme për fëmijet e vegjël gjatë transportit si dhe mbyllja e shkollave do të ndikoj direkt në zbrazjen e fshtrave nga banorët e saj.
– Dihet se ndërtimi dhe hapja e këtyre shkollave është përcjellë me shumë sfida të paraluftës dhe sot është e papranueshme që tani në liri të mbyllen ato. psh. Shkolla fillore e fshatit Karaqevë e Poshtme, e cila u ndërtua në vitin 1992-1993 pra në kohën e okupimit serb dhe tani në liri këtë krim po do me na e bë Kryetari i Komunës z.Qendron Kastrati I cili po dëshironë të na mbyllë këtë shkollë bashkë me 19 shkolla tjera dhe Ky veprim është më shumë se absurd, është krim ndaj shkollës shqipe sepse shkollat që janë ndërtuar dhe hapur në kohën e okupimit serb, sot në liri po na i mbyll Kryetari ynë. Paradox. No coment.
– Si përfundim ju paralajmërojm se nëse vjen deri te mbyllja e 19 shkollave shqipe në shtator dhe ju nuk e parandaloni këtë veprim të mbrapsht të Kryetarit Kastrati atëhere të jeni të sigurt se Shtatori do të shoqërohet me protesta masive popullore dhe do të kërkohet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit z.Kastrati dhe ky vendim absurd i tij nuk do të përfillet nga prindërit si dhe Ne do të hapim shkolla paralele, si në vitet ’90-ta.
Mbyllja e një shkolle është hapje e një burgu. Ju lusim që kjo ide e mbrapsht e Kryetarit të K. Kamenicës z. Qendron Kastrati të hudhet poshtë nga ju tituj të lartëpërmendur dhe duke shpresuar se në shtator nuk do të lejoni mbylljen e shkollave tona, ju falenderohemi paraprakisht.