Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha tha se janë të shqetësuar me njoftimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se prindërve mund t’ju duhet t’i blejnë vetë librat e nxënësve, 10 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Dragusha tha në Frontal në T7 se shpresojnë që mënyra e sigurimit të librave për të cilën foli sot Nagavci të mos jetë finale.
“Si prindër jemi shumë të shqetësuar… Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës kemi bërë kërkesë në Ministri që të bëhet edhe blerja e teksteve nga klasa e 6 deri në klasën e 9”, tha ai.
“Shpresoj që nuk është vendimi final ky”, tha ndër tjerash Besnik Dragusha.
Ai tha se e kishin marrë për punë të kryer sigurimin e librave nga Ministria e Arsimit, ndërsa i bëri thirrje ministres Arbërie Nagavci që që sa më shpejtë t’i sigurojë librat për nxënësit.