Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, diskutohen skemat pensionale

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala, këtë të hënë janë takuar në
me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim Ardian Gola.

Jasharaj ka deklaruar se janë shumë çështje në arsim që duhen debatuar dhe prandaj ka
kërkuar nga kryetari Gola që të organizohet një takim i anëtarëve të Komisionit parlamentar për
Arsim me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar për të gjitha çështjet aktuale në arsim dhe
për të bërë bashkërisht përpjekje në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim.

Jasharaj i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën
pensionale e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor dhe ka
lutur z. Gola që të gjej kohë për t’u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut , që do të ofronin
fakte e argumente për çështjen e ngritur.


Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, deputeti Ardian Gola ka shprehur gatishmërinë
për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për
skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim.

E edhe Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka informuar kryetarin Gola për gjithë angazhimet që
janë bërë e do të bëhen në mënyrë që Konferenca e 20 dhe 21 shkurtit “Kujdesi për shëndetin
mendor në shkollat e Kosovës” të jetë e organizuar mirë dhe të arrij objektivat e parapara.

Të ngjashme