Kryetari i Kushtetueses priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Nexhmi Rexhepi, priti në takim Shefin e Misionit Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.

Gjatë takimit, sipas komunikatës thuhet se kryetari Rexhepi e informoi McGurk me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrjen e Gjykatës, si dhe për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës.

Ambasadori McGurk konfirmoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të mbështetur punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve tjera në vend, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Të ngjashme