Kryetari i Lipjanit takohet me përfaqësuesit e New Yorkut: Lidhje që çmohet dhe forcohet

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në një takim përfaqësuesit amerikanë nga Shteti i New York-ut, David Carr, anëtar i Këshillit të Shtetit të New Yorkut, Charles D. Fall, anëtar i Asamblesë së Shtetit të New York-ut, dhe veprimtarin e njohur, Naser Nika.

Ahmeti fillimisht shprehu mirënjohjen e tij të thellë për përfaqësuesit e New Yorkut për vizitën e tyre në Komunën e Lipjanit. Ai theksoi se miqësia mes Kosovës dhe Amerikës është një lidhje e thellë dhe e veçantë, e cila vazhdon të forcohet dhe të çmohet.

“Fillimisht dua t’ju falënderoj për vizitën tuaj në Komunën e Lipjanit. Kosova është ndërtuar falë mbështetjes së palëkundur të Amerikës, dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje, andaj çdo vizitë e juaja është një nder, privilegj për mbështetjen e vazhdueshme që kemi nga SHBA-të,” tha Ahmeti.

Ndërsa, përfaqësuesit shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen nga Kryetari. Ata theksuan se vizita e tyre në Kosovë është pjesë e një misioni që forcon lidhjet e tyre me shqiptarët e Kosovës dhe u mundëson një njohje më të thellë me kulturën tonë. Sigurisht që kjo njohje do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve që kemi me komunitetin shqiptar në New York.

Të ngjashme