Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi vizitoi kompani të ndryshme prodhuese që me sukseset e tyre i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.
Gjatë vizitës në Veraritë “Theranda” dhe “Sefa” dhe kompanitë “Frutex” dhe “Osa Termositem” Kryetari Rukiqi theksoi rëndësinë e promovimit të eksportit dhe të ndërkombëtarizimit të bizneseve Kosovare dhe garantoi mbështetjen drejt krijimit të kushteve më të favorshme për të bërë biznes.