Kryetari i Partisë Egjiptiane Berisha: Do të votoj për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se do të votojë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të Kuvendit.

“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të parlamentit. Jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Absolutisht për, sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë. Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të kuvendit. Me rëndësi është ndërtimi i institucioneve”, u shpreh Berisha, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme