Kryetari i Pejës ka një thirrje për mësimdhënësit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri në konsultim me drejtorin e arsimit të kësaj komune, Besim Avdimetaj i bëjnë thirrje mësimdhënësve të shkollave të komunës së Pejës që të angazhohen për mësimdhënie nga distanca për nxënësit e tyre.

“Meqenëse teknologjia informative e mundëson komunikimin pa shpenzime, i bëjmë thirrje mësimdhënësve që nepermjet saj ti ngarkojnë nxënësit me detyra dhe t’i kontrollojnë nëse ata po i kryejnë gjatë dites. Në këtë mënyrë ata i nxisin fëmijët për lexime dhe mësime.

Së shpejti edhe MASHT do të lanson një aplikacion për mësim nga distanca i cili do të lehtësojë edhe më shumë mësimdhënien nga distanca.

Komuna e Pejës i bën thirrje edhe drejtorëve të shkollave që të komunikojnë vazhdimisht me mësimdhënës dhe ta mbështesin mësimdhënien nga distanca. Jemi duke kaluar nëpër situatë të pa zakont, andaj duhet të gjejmë së bashku metoda për të jetuar dhe punuar në të gjitha aspektet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme