Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar ashpër ndaj rastit ku në një shtëpi të pleqve në këtë komunë e moshuara sulmohet fizikisht nga dy infermiere.
Përmes Facebookut, ai bëri të ditur se Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron këso shërbimesh.
Madje, ai ka ftuar Inspektoriatin e Shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast.
Ndërkaq, lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat janë ndalur për 48 orë në ndalim policor.