Kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala ka paralajmëruar Interin dhe Milanin që propozimet aktuale për stadiumin e tyre të ri do të jenë të pamundura për t’u kaluar. Dy klubet nga qyteti i Milanos mezi presin të largohen nga San Siro, për të cilin ata besojnë se nuk mund të rinovohet sipas standardeve moderne. […]
Kryetari i qytetit të Milanos, Sala: Planet për një San Siro të ri janë të pamundura

Kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala ka paralajmëruar Interin dhe Milanin që propozimet aktuale për stadiumin e tyre të ri do të jenë të pamundura për t’u kaluar.
Dy klubet nga qyteti i Milanos mezi presin të largohen nga San Siro, për të cilin ata besojnë se nuk mund të rinovohet sipas standardeve moderne.
Ata prezantuan planet e tyre në fund të shtatorit dhe ndërsa morën miratimin nga këshilli bashkiak javën e kaluar, por ishte i kushtëzuar.
Duke folur në një ceremoni ushtarake të hënën, Sala u pyet për një azhurnim të situatës.
?️ | A NEW STADIUM FOR MILANO
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) September 26, 2019
Inter and @acmilan have presented the selected projects for the new stadium for both Clubs and the plans to redevelop the San Siro area. pic.twitter.com/lMsaJc2wwj
“Ne duhet të arrijmë të punojmë me ekipet për të kuptuar se si mund të arrijmë një marrëveshje midis nevojave të tyre dhe tonave”, ka thënë kryetari i bashkisë.
“Është e qartë për të gjithë që vëllimi [i tokës] i kërkuar është i pamundur. Është i tepërt”.
“Megjithatë, nga ky këndvështrim, ne duam të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me klubet”.

Ndërkohë, Serie A dëshiron të propozojë San Siron si një monument të trashëgimisë botërore të UNESCO-s – diçka që kryebashkiaku hodhi poshtë.
“Një propozim i tillë nuk ndihmon sepse tani jemi në fazën e diskutimeve teknike [mbi një stadium të ri]”
“Unë besoj se qyteti nuk po hedh poshtë një dorë të re një stadium të ri, por është e nevojshme të gjesh zgjidhjet e duhura nga një këndvështrim financiar dhe për sa i përket asaj që do të ndërtohet”, ka shtuar më tej Sala.
Nga këto deklarata i bije se stadiumi i ri i Milanit dhe Interit duhet të pres edhe për një kohë, derisa të arrihet marrëveshja për një pjesë të madhe të tokës.











