Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se dy rastet e reja me Covid-19 në këtë qytet janë hemodializë, transmeton Klan Kosova.
“Nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar pozitiv”.
“Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit. Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar”.
“Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar negativ dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19. Për fund, gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.