Kryetari i zgjedhur i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, para varrit të heroit kombëtar, Isë Boletini, ka mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Nga aty, ka deklaruar se do të punojë për të gjithë pa dallim. Ai tha se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë.
“Unë posa e mora postin e kryetarit, ju njoftoj se do të punoj për të gjithë dhe do të punoj barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit”, tha Peci.
“Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime”, tha Peci.
LEXONI EDHE: