Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi nderohet në Washington me çmimin “IRI Freedom Award”

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi është nderuar me çmimin “IRI Freedom Award”, në Washington, për kontributin e tij dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Këtë çmim, që jepet nga viti 1995 për personalitetet që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në tërë botën, Bislimi e ka pranuar në emër të EDYN, nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe nga Senatori Dan Sullivan.

Postimi i plotë i Bislimit në Facebook:

Tejet i nderuar, që në emër të EDYN, të pranoj çmimin IRI Freedom Award nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe Senatori Dan Sullivan, për kontributin tim, dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Ky çmim, që më parë e kanë marrë edhe personalitetet e shquara si Colin Powell, Ronald Reagan, Robert Dole, Hamid Karzai e George Bush, është i një rëndësie të veçantë për mua, pasi jepet për të nderuar personat që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë, si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve në tërë botën.

Të ngjashme