Kryetari i Shtimes: Banori nga Petrova, shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se personi i cili kishte dalë se është infektuar me Coronavirus nga Petrova, është shëruar plotësisht.

Siç ka bërë të ditur Ismajli, i infektuari pas testit të dytë ka dal negativ dhe se shpejti pritet të kthehet në shtëpi.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Posa mbarova biseden telefonike, direkte me banorin e fshatit Petrovë të Shtimes, i cili po trajtohej në Kliniken Infektive në Prishtinë, i diagnostifikuar me COVID-19 dhe mësova se në testin e dytë që kishte ka rezultuar negative dhe së shpejti pritet të lirohet dhe të kthehet në shtëpinë e tij shëndosh e mirë.

Të shëruarit dhe familjes së tij ju dëshiroj gjithë të mirat, ndërsa banorëve të Shtimes dua t’ju përcjell porosinë se disiplina dhe përmbajtja e udhezimeve shperblehet me rezultate.

Andaj vazhdoni qëndrimin në shtëpitë tuaja.

Rri n’shpi!

https://www.facebook.com/pdknaimismajli/posts/1250248118699903

Të ngjashme