Kryetari i Skenderajt jep detaje për të infektuarin e mbrëmshëm me Coronavirus

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë u shënua edhe një rast me koronavirus në Komunën e Skenderajt.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, tha se personi i infektuar është nga Runiku dhe punon në Prishtinë.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndermarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon! Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Deri tani në Skenderaj janë konfirmuar gjithsej 19 persona me koronavirus.

Të ngjashme