Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, takoi Papa Françeskun

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pritur dje në një takim nga Papa Françesku, në Vatikan.

Gjatë takimit i cili u ftua nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit të Rinisë, Veliaj e njohu atë me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial, raporton Top Channel, transmeton KlanKosova.tv.

Papa Françesku, vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit. Ai u shpreh shumë i prekur nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë, si dhe e kujtoi atë me shumë mall për t’u rikthyer.

Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë – plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Pontifex në Tiranë, dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur”, ka shkruar Veliaj në Twitter.

Të ngjashme