Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që ditën e diel të bëjë xhiro me biçikletë rreth qytetit.
”Mirëmëngjes Tirana!”, ka shkruar ai krahas fotografisë, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, përdorimi masiv i biçikletave në Tiranë pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si lëvizin qytetarët e Tiranës.
Krejt kjo falë ndërtimit të rrjetit të korsive të dedikuara dhe ardhjes së 4 mijë biçikletave Mobike, që përdoren përmes smartphone, njofton Klan Kosova.