Mali i Zi prej 30 ditësh nuk ka regjistruar raste të reja me coronavirus.
Kryetari Loro Nrekiq thotë për RTV Dukagjinin se tashmë shumë turistë nga Kosova kanë shkuar në Ulqin.
Ai thotë se nuk ka pritje të gjata në kufi dhe nuk ka shumë masa kufizuese.
“Duhet të respektohet vetëm distanca fizike”, tha ai.
Nrekiq thotë se në Ulqin lejohen edhe tubimet por që nuk duhet të ketë më shumë se 200 veta.
Kryetari i Ulqinit thotë se shumë plazhe tashmë janë hapur në këtë vend turistik dhe të tjera pritet të hapen ditëve në vijim.
Ai thotë se çmimet do të jenë më të ulëta se viti i kaluar.
“Kam biseduar me hotelierë, plazhista e restorante dhe më kanë thënë se zbritje këtë vit do të ketë”, tha ndër të tjera Loro Nrekiq.