Ndonëse Komuna e Vitisë nuk pa pasur raste të reja të të infektuarve me Covid-19, autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave të ndërmarra nga IKShP-ja.
Kryetari i komunës Sokol Haliti ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktojë qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, posaçërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid19.
“Prandaj, edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetësore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për t’iu shmangur turmave dhe lëvizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur”.
“Apelojmë që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”.